INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp, Michelle Pfeiffer e emra të tjerë të mëdhenj do luajnë në këte film legjendë që do rikthehet sërish

Johnny Depp, Michelle Pfeiffer e emra të tjerë të mëdhenj do luajnë në këte film legjendë që do rikthehet sërish

Publikuar më: 12:24 04-05-2017

Këtë vjeshtë do të kemi një histori krimi!


“Murder on the Orient Express’ (Një vrasje në Orient Express) është filmi i zhanrit krim dhe mister, i cili mblodhi së bashku një kast fantastic aktorësh si Johnny Depp, Michelle Pfeiffer, Judi Dench, Penelope Cruz, Willem Dafoe, etj. Me regji të Kenneth Branagh, filmi është një ribërje e regjisorit Sideny Lumet në vitin 1974, bazuar në librin e autores Agatha Christie-t me po të njëjtin titull.

Për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar librin e botuar më 1934, historia e “Murder on the Orient Express” trajton investigimin e një vrasjeje të kryer në trenin që ushëtonte nga Stambolli në Paris. Treni ngec në një grumbull bore, duke e bërë ngjarjen edhe më interesante, pasi vetë vrasësi ndodhet në atë tren. Është puna e investiguesit Hercule Poirot të zbardhë ngjarjen. Të gjithë janë të dyshuar, sigurisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379