INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Justin Bieber dhe Hailey, ky çift i famshëm i showbizz-it po bëhet gati për të lidhur kurorë...[FOTO]

Jo vetëm Justin Bieber dhe Hailey, ky çift i famshëm i showbizz-it po bëhet gati për të lidhur kurorë...[FOTO]

Publikuar më: 11:20 04-10-2018

Një nga temat më të diskutuara në showbizz është fakti se kur do të martohen Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dhe kjo pasi yjet kanë deklaruar se do të shkojnë në altar, pas momentit kur avokatët e tyre do të gjejnë kontratën e duhur martesore.

Jo vetëm Justin dhe Hailey kanë në plan zyrtarizojnë lidhjen e tyre sentimentale, por edhe një tjetër çift yjesh mesa duket i kanë planet e qarta për të lidhur kurorë.

E kemi fjalën për Katy Perry dhe Orlando Bloom ku sipas prestigjiozes “People”, një propozim mes dyshes do të ndodhë më shpejt nga ç’prisnim.

“Orlando nuk ka ende një unazë, por bisedat rreth të ardhmes nuk kanë munguar. Të gjithë do të ishim të emocionuar nëse ata do të fejohen. Katy është e mrekullueshme!”- shprehen burime pranë tyre.

A do të kemi një dasëm madhështore mes Katy-t dhe Orlando-s? L e të presim! Ashtu si gjithmonë surprizat nga bota rozë nuk mungojnë. /intv.al/

sg_w5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015199184417725