INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Era Istrefi do na surprizojë këtë të premte, Ronela Hajati ka 'BOMBËN' gati! E shihni këtu! [VIDEO]

Jo vetëm Era Istrefi do na surprizojë këtë të premte, Ronela Hajati ka 'BOMBËN' gati! E shihni këtu! [VIDEO]

Publikuar më: 15:11 17-09-2019

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi na ka surprizuar shpesh me arritjet e saj dhe suksesin që e ka ndjekur në industrinë muzikore ndërkombëtare.
Ajo ka bërë bashkëpunime të shumta me emra nga më të dëgjuar si, Will Smith, Nicky Jam, Diplo e së fundmi me anë një postimi në ‘Instagram’ ka zbuluar bashkëpunimin e saj të fundit me 2 emra shumë të njohur dhe të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset. Ky i fundit njihet dhe si bashkëshorti i reperes së njohur Cardi B. Postimi i saj i shpërndarë ditën e djeshme tregon se kënga do të dal në treg ditën e premte.

Por jo vetëm Era ka surpriza edhe Ronela Hajati këtë premte publikon 'bombën' e saj.

17A82CE8-5D87-4DFB-96C1-125788FF7D28.jpg

Ronela Hajati këtë vit ka mbledhur të gjitha forcat e saj për të sjellë sa më shumë muzikë të mirë tek fansat e saj. Tre projekte të njëpasnjëshme si “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” padyshim që kanë treguar përkushtimin e këngëtares për të dominuar këtë verë dhe me të vërtetë ia doli.

Së fundmi këngëtarja shqiptare na zbuloi me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram një pjesë të projektit të ri dhe konfirmoi se ‘MVP’ titullohet kënga.

Ronela ka vendosur të duket ndryshe në 'look' me flokët në gjatësinë mbi supe. Ndonëse zakonisht jemi mësuar ta shohim me ekstejshën super të gjatë, tani ajo duket shumë ndryshe.
Ky model flokësh i shkon shumë Ronelës dhe tani mezi presim klipin në datën 20 Shtator./intv.al/

 

 
 
 
View this post on Instagram

Coming soon- MVP 20/09 @tull_productions @sebastianproduction @eri.dee @zv_store @sagerimakeup @iljanstermolli

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083