INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo tani nuk është shaka e Justin! Hailey Bieber qenka vërtetë shtatzënë? Kendall Jenner na i zbuloi të gjitha në këtë VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Jo tani nuk është shaka e Justin! Hailey Bieber qenka vërtetë shtatzënë? Kendall Jenner na i zbuloi të gjitha në këtë VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Publikuar më: 16:44 09-05-2019

Me siguri ju kujtohet shakaja e hidhur e 1 Prillit të Justin Bieber, ku postoi foto të partneres së tij, Hailey Bieber dhe më pas disa foto të ekos së saj ku dukej një bebe në barkun e modeles.

E teksa të gjithë fansat e dyshes dhe interneti u çmend me këto foto, shumë shpejt Justin tregoi se kjo ishte vetëm një shaka për 1 Prillin dhe e gjithë situata ju kthye kundër me shumë fansa të inatosur për këtë shaka.

Megjithatë duket se tanimë një video e Hailey Bieber dhe Kendall Jenner në "after-party" të "Met Gala" ka marrë dhenë pasi shumë fansa po e interpretojnë këtë gjë si një shenjë që Hailey mund të jetë vërtetë shtatzënë.

Në video duket teksa Hailey dhe Kendall kërcejnë dhe kjo e fundit përkëdhel barkun e modeles si për të treguar që ka një bebe aty dhe jo vetëm kaq.

Në disa foto të tjera në tapetin e kuq, Hailey ka pozuar teksa mban duart mbi barkun e saj, një pozë klasike që e kemi parë shpesh tek yjet e Hollivudit kur përpiqen të tregojnë se po presin fëmijë. 

Epo tani vërtet që nuk dimë ç'të mendojmë! Mbase Justin nuk po tallej kur bëri shakanë "e hidhur" të 1 Prillit. 

tyw4e5hw4e.jpg

3yge4tjns.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047