INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Jo më 3 mandate kryebashkiaku''/ Ja cilët kryebashkiakë RREZIKOHEN nga vendimi i ri i PS

''Jo më 3 mandate kryebashkiaku''/ Ja cilët kryebashkiakë RREZIKOHEN nga vendimi i ri i PS

Publikuar më: 15:25 26-02-2019

Të gjithë kryebashkiakët të cilët kanë tre mandate në krye të pushtetit vendor, pritet të mos kenë më mundësi për të rikandiduar në zgjedhjet e qershorit 2019-të.
Kështu raporton Balkanweb referuar burimeve brenda Partisë Socialiste.

Ndërsa PS do të diskutojë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve një interpretim për vendimmarrje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përcaktimin ligjor, sipas të cilit ndalohet rikandidimi për kryetar bashkie i të gjithë kryebashkiakëve që kanë 3 mandate në drejtim, publikohenn emrat e gjithë kryebashkiakëve rekordmenë, që ndoshta nuk do t’i shihni më në drejtim. Në total janë tetë të tillë.

LISTA

1.Vangjush Dako (Kryebashkiak i Durrësit),
2. Qazim Sejdini (Kryetari i Bashkisë Elbasan),
3. Xhelal Mziu (Kryetari i Bashkisë Kamëz),
4 Gëzim Topçiu (Kryetari i Bashkisë Maliq),
5. Adriatik Zotkaj (Kryetari i Bashkisë Poliçan)
6. Edmond Themelko (Kryetari i Bashkisë Pustec)
7. Fiqiri Ismaili (Kryetari i Bashkisë Vorë)
8. Shuaip Beqiri (Kryetari i Bashkisë Konispol)

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615