INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni trembur ndonjëherë? Ja çfarë janë zhurmat vaginale, ndodhin kur...

Jeni trembur ndonjëherë? Ja çfarë janë zhurmat vaginale, ndodhin kur...

Publikuar më: 23:31 28-05-2018

Kur bëhet fjalë për seksin, të gjitha ne vajzat duam të kemi performancë sa më të mirë. Veshim intimon e preferuar, hedhim parfumin më epshndjellës që mund të na gjendet dhe kridhemi në krahët e partnerit. Por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhen, si psh ajo zhurma e çuditshme e vaginës gjatë aktit, një situatë e sikletshme apo jo?

Me siguri shumë prej jush e kanë kaluar diçka të tillë dhe në ato momente janë fshehur nën çarçafë ose kanë dashur t'ia mbathin me të katra nga aty. Nuk duhet ë shqetësoheni, është diçka mëse normale që nuk ka të bëjë fare me gazrat e sistemit të tretjes.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një masë ajri e cila hyn brenda vaginës, dhe më pas për shkak të presionit që ushtrohet në të del duke lëshuar një zhurmë të mbytur. Këto zhurma mund të ndodhin kurdoherë, dhe është diçka krejt e zakonshme, pasi masat e ajrit mund të hyjnë në çdo moment brenda vaginës.

Megjithatë, ka disa situata në të cilat ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë: gjatë stimulimit me gishtërinj, penetrimit të penisit, lodrave të seksit, të cilat e shtyjnë ajrin të hyjë. Zhurmat vaginale nuk kanë erë të pakëndshme dhe nuk duhet të shkaktojnë turp sepse janë absolutisht normale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037147998809814