INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë aplikuesit! [FOTO]

Jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë aplikuesit! [FOTO]

Publikuar më: 10:58 31-01-2019

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane DV 2019. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, ambasada e SHBA thotë se të gjithë fituesve të lotarisë amerikane do t’u kërkohet të dërgojnë me email një listë me dokumente.

“Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019? KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni ? https://dvselectee.state.gov #pyetanen”, njofton ambasada. “Nëse ju merrni një njoftim përmes faqes së internetit Electronic Diversity Visa (E-DV) që jeni përzgjedhur për procesin e radhës në Programin e Vizave të Diversitetit të Emigrantëve (DV), duhet të përfundoni me sukses hapat në faqet në vijim, para se të vendoset nëse do të merrni një vizë. Ju duhet të plotësoni këto hapa sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet për më tepër në njoftim.

ana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947