INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Jeni kundër plehrave?”, 3 format si mund të reagoni [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:15 23-09-2016

Aleanca Kundër Importit të Plehërave, aktivistë dhe qytetarët që kanë dalë në protesta deri më dje, kundër ligjit për importin e mbetjeve, por që s’ja dolën dot, pasi parlamenti e votoi, nuk do të ndalen. Ata kanë një plan B me tre pika, do ti kërkojnë Presidentit Bujar Nishani të mos e dekretojë ligjin, do vijojnë aksionet qytetare duke protestuar në forma të ndryshme dhe do të nisin mbledhjen e firmave për referendum.


Këto lëvizje sipas aktivistëve kanë një qëllim të vetëm ndalimin e këtij ligji në praktikë, pasi siç thonë ata është shumë e rëndë që një vend i mbushur me plehërat  e veta të sjellë të tilla e nga jashtë.
Komentues të shumtë në faqen e FB të Aleancës Kundër Importit të Plehërave duket qartë se janë gati ti bashkojnë firmat për referendum dhe kanë dhënë dhe idetë e tyre.

Ja disa nga komente:
-    “Pa tjetër me referendum do vendosë populli ky vend është i joni jo i plerave.”
-    “Na orjentoni çfarë duhet të bëjmë? Ti shkundim themelet këtyre shpirt ligjve. Njerëz më të këqinj s'kam parë...po sillen me popullin sikur të jenë hasëm.”
-    “Derë më derë duhet nxjerrë ky popull në protestë...mos u ndalni se po na vdesin”
-    “Duhet një variant Online Referendumi. Kjo do ndërgjegjësojë dhe do lëvizë mekanizmi për për ndalur të keqen.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0049359798431396