INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jeni duhanpirës? Shumë shpejt cigaret nuk do tregëtohen kudo dhe s’do i blini më të hapura[VIDEO]

Publikuar më: 09:18 04-03-2019

Të gjithë ata që konsumojnë duhan shumë shpejt do t’i nënshtrohen disa rregullave të reja. Një paketë cigare nuk do të mund ta blenë dot në çdo dyqan, supermarket apo lokal. Ministria e Shëndetësisë me anë të një projekligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licence të veçantë. Qëllimi i këtij ndryshimi në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit të nga produktet e duhanit” është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak, pra cigare të hapura.
Akualisht produktet e duhanit shiten në të gjitha supermarketet, dyqanet e vogla, dyqanet e dedikuara, bare, restorante dhe lokale nate dhe përllogariten rreth 20 mijë pika formale të shitjes, por pesha që zë tregtia e paligjshme në rrugë apo tregje të hapura është e konsiderueshme, ku shkon deri në 40%.
Po a do të jenë sipërmarrësit dakord? Kjo çështje do hajë debat pasi kufizimi i pikave të shitjes me anë të një ligji rrezikon rritjen e informalitetit në treg dhe nga ana tjetër ka dyshime të forta që ky draft mund të çojë dhe në monopolizimin e tregtimit të duhanit përmes kushteve që mund të vendosen për marrjen e licencës së posaçme.

Article Logic
Execution time: 0.0030560493469238