INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni beqar për Shën Valentin? Ne ju themi çfarë të bëni sipas shenjës së HOROSKOPIT

Jeni beqar për Shën Valentin? Ne ju themi çfarë të bëni sipas shenjës së HOROSKOPIT

Publikuar më: 23:35 13-02-2020

Edhe nëse nuk do jesh krah një personi këtë “Shën Valentin”, mund të festosh.Në rast se nuk di ende çfarë të bësh në ditën kur të gjithë festojnë për dashurinë, bazohu tek ajo që të sugjerojnë yjet.

Dashi


Provo një restorant të ri. Rezervo një darkë vetëm dhe kënaqu nën shoqërinë e ushqimit të mirë.

Demi


Merre veten me të mira. Një masazh ose një trajtim fytyre është perfekt për ju. Blini dhe disa produkte kozmetike, në fund të fundit nuk do i bëni dhuratë tjetër njeriu.

Binjakët

Shko tek lokali yt i preferuar. Dil dhe pi diçka në një nga lokalet më të mira. Mbase mund të njihni dhe ndonjë person.

Gaforrja

Bëj diçka të mirë për dikë tjetër. Ndihmo një person të afërt ose një mik të arrijë diçka që dëshiron.


Luani

Vetëm një fjalë: Karaoke. Ku ka më bukur se të shkosh në një lokal ku nuk të njeh njeri dhe të këndoni karaoke sa të dëshironi.

Virgjëresha

Gjej kohë për të pastruar ose rinovuar apartamentin tënd. Në fund, finalizoje me një gotë verë të kuqe për punën e mirë që ke bërë.


Peshorja

Shko tek një spektakël humori. Pse mos të qeshni pak në këtë ditë?

Akrepi

Gatuaj darkë për njerëzit e tu të dashur. Mblidh familjen ose shoqërinë tënde dhe organizo një darkë të këndshme. ( nuk është nevoja për qirinj )


Shigjetari

Bëj një udhëtim. Nëse nuk dëshiron të jesh në vendin tënd këtë festë, ik jashtë në një vend vetëm.

Bricjapi

Jepi vetes diçka që e ke dashur gjithmonë. Pse mos t’i bësh vetes një dhuratë?

Ujori

Lidhu me veten në një nivel shpirtëror.

Peshqit

Organizo një festë “vetëm ëmbëlsira”. Sheqeri bën mirë për të ngritur humorin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.004194974899292