INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Je përdorues i Android? Së shpejti do të paguash për çdo shërbim!

Je përdorues i Android? Së shpejti do të paguash për çdo shërbim!

Publikuar më: 16:40 18-07-2018

Android është sistemi operativ më popullor në botë. Rreth 80% e smartphonëve në botë e përdorin atë. Disa prej tyre janë të lirë, disa janë të shtrenjtë. Google u gjobit nga Bashkimi Europian me një shumë rekord prej 5 miliardë dollarësh. Meqë dominanca e Android dhe aplikaconeve të Google ishte një arsye, kompania është gati për të sjellë ndryshime.

Sundar Pichai, CEO i Google ka deklaruar që Android mund të nisi të ndjekë modelin e Windows. Prodhuesit e smartphonëve deri më sot mernin sistemin falas vetëm me kusht që të instalonin aplikacionet kryesore të Google në çdo smartphone të sapo prodhuar.

Nëse Google nuk mund të fitojë më nga aplikaconet e parainstaluara atëherë duhet gjendur një mënyrë e re fitimi. Kjo mënyrë do të ishtë duke kthyer licensën e Android nga free në propietary. Android mund që të ngjasojë me modelin e Microsoft Windows, pra të shesi licensa për çdo smartphone me një çmim të caktuar.

Microsoft tarifon deri në 200 dollarë për çdo licensë, prandaj nqs Google do të ndjeki të njëjtin model atëherë duhet që t'i themi lamtumire smartphonëve ekonomikë.

 

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156