INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonia miratoi ligjin për modifikimin e gjeneve që në embrion

Japonia miratoi ligjin për modifikimin e gjeneve që në embrion

Publikuar më: 15:32 04-10-2018

Japonia do të jetë vendi i dytë që do të lejojë modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore. Pas Kinës dhe Japonia ka nisur përgatitjet e rregullave se kur do të aplikohet kjo ndërhyrje
Kërkesa për miratimin e akteve ligjore është bërë javën e kaluar nga një panel ekspertësh të ministrive të shëndetësisë dhe shkencës në vend. Japonia deri më tani ka ndjekur rregulla të qarta për përdorimin e embrioneve njerëzore për qëllime hulumtimi, por nuk ka pasur më parë udhëzime specifike për teknikat e modifikimit të ADN-së. Studiuesit shpresojnë që teknikat e reja do të përdoren për të ndrequr mutacionet gjenetike që shkaktojnë sëmundje, përpara se ato të trashëgohen. Ndryshimi i informacionit të koduar gjenetik që në embrion mendohet se do të zbulojë të panjohurat e zhvillimit të hershëm të njeriut. Shumë vende e ndalojnë praktikën e modifikimit të gjeneve dhe lejojnë vetëm ndryshimin e tyre në qelizat jo-riprodhuese të të rriturve.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105