INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonia

Japonia "kundër" Koresë, në ndihmë të SHBA-së

Publikuar më: 09:25 01-05-2017

Pas përplasjeve mes Koresë dhe SHBA, Japonia ka dërguar luftanijen e saj më të madhe për të mbrojtur anijen cisternë amerikane të nisur drejt flotiljes detare të SHBA-së në rajon, për ta furnizuar me karburant. Dërgimi i helikopter-mbajtëses Izumo përbën të parin operacion të këtij lloji që prej miratimit të paketës së ligjeve polemizuese mbi zgjerimin e rolit të ushtrisë japoneze. Izumo, 249 metra e gjatë, mund të mbajë deri në 9 helikopterë dhe ngjason me anijet amfibe sulmuese të Uashingtonit.

Njësia luftarake së cilës po i drejtohet anija cisternë amerikane kryesohet nga aeroplanmbatesja “Carl Vinson”, që Peniani kërcënon ta fundosë. Flotilja u dërgua në rajon në mesin e përshkallëzimeve me Korenë e Veriut, e cila e ndërmori edhe një test tjetër raketor pavarësisht paralajmërimeve të Perëndimit për ta ndaluar këtë aktivitet të sajin, së bashku me atë nuklear.

Në fakt Japonia po shkel kushtetutën pasluftës së Dytë Botërore ajo ia ndalon ushtrisë së vendit përdorimin e forcës për zgjidhjen e konflikteve, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për vetëmbrojtje.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004