INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janex: Nuk jam krenare por nuk dëgjoj muzikë shqip [FOTO]

Janex: Nuk jam krenare por nuk dëgjoj muzikë shqip [FOTO]

Publikuar më: 18:00 09-11-2016

Ka lançuar vetëm pak ditë më parë këngën e saj të re, "Wannabe".

Xheni Kumria ose Janex siç njihet me emrin e artit ka folur sot në Fun Day rreth këtij projekti, që si gjithnjë vjen në gjuhën angleze. "Gjuha shqipe nuk më përshtatet me stilin tim të të kënduarit edhe pse nuk kam asgjë me gjuhën tonë", ka thënë këngëtarja. E pyetur nga moderatorja Fatma Methasani për ngjashmërinë që ndjekësit në rrjetet sociale shohin mes saj dhe këngëtares Kamela Islamaj, Janex e ka mohuar kategorisht diçka të tillë. "Nuk kam ngjashmëri me Kamelën edhe pse shpesh më krahasojnë me të. Nuk kam asgjë kundër saj, por ngjyrat tona të zërit nuk ngjasojnë aspak", është shprehur këngëtarja. E njohur për stilin e saj të veçantë, Janex ka thënë gjithashtu se nuk dëgjon fare muzikë shqip. "Nuk dëgjoj fare muzikë shqip dhe nuk jam krenare për këtë gjë. Edhe pse mendoj që kemi artistë shumë të mirë shqiptarë", është shprehur Janex.

janex.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057