INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë çifti i showbizz-it që kemi më shumë zili, por me lot në sy Venera ka zbuluar arsyen e dhimbshme përse nuk ka festuar fejesën me Lindin [FOTO]

Janë çifti i showbizz-it që kemi më shumë zili, por me lot në sy Venera ka zbuluar arsyen e dhimbshme përse nuk ka festuar fejesën me Lindin [FOTO]

Publikuar më: 20:43 27-11-2018

Çiftet në showbizz jemi mësuar t’i shohim mes ndarjesh, bashkimesh, ribashkimesh dhe shumë drama e madje dhe ironi që hedhin për njëri-tjetrin kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Ky nuk është aspak rasti i venera Lumanit dhe Lind Islamit , pasi ata janë një prej dysheve më të ëmbla të showbizz-it dhe një prej çifteve që tashmë prej vitesh na mbusin me shpresë se dashuria e vërtetë dhe shpirtrat binjakë ekzistojnë.

E ftuar së fundmi tek “Rudina” ditën e sotme, Venera Lumani zbuloi disa detaje mbi propozimin e fejesës që mori nga Lindi dhe mund të themi se na u shkrinë zemrat. 

Këngëtarja tregoi se nuk e kishte pritur aspak një propozim në atë moment.

Mirëpo, familjet e dy të dashuruarve ende nuk janë mbledhur së bashku në një tavolinë për të organizuar një ceremoni fejesë.

Venera tregoi e përlotur në emision, se gjyshërit e saj nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, për këtë arsye nuk mund të gëzojnë ende.

“Akoma nuk kemi bërë një darkë familjare për të mbledhur dy familjet. Fejesa erdhi shumë shpejt, nuk e mendoja kurrë sepse ne bashkëjetonim. Ndërsa, dasmën do e realizojmë më vonë. Arsyeja përse ende nuk e kemi realizuar një festë për fejesën, është gjendja shëndetësore e gjyshërve të mi. Ata nuk janë mirë. Jam shumë e lidhur me gjyshërit, sepse jam rritur me ta. Mami dhe babi kanë pasur obligimet e tyre dhe unë kam qënë gjithë kohës me ta.”

veneraaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223