INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
James Milner tallet me çmimin “Puskas” të Mohamed Salah

James Milner tallet me çmimin “Puskas” të Mohamed Salah

Publikuar më: 16:06 25-09-2018

James Milner është tallur me Mohamed Salah në çmimet e FIFA-s për golin fantastik të sulmuesit të Liverpool ndaj Everton që fitoi çmimin “Puskas”. Goli i Salah është shënuar gjatë dhjetorit të 2017-ës dhe mposhti konkurrencën e roveshiatës së Ronaldo-s ndaj Juventus dhe golit akrobatik të Bale ndaj Liverpool në finalen e Champions League.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar plot 44 gola në të gjitha kompeticionet për sezonin 2017/18, dhe shoku u ekipit te Liverpool menjëherë ka reaguar duke thënë se goli në derbi mbase nuk ka qenë më i bukuri i sezonit të Salah.

“Urime Mohamed Salah. Goli i viti mund të ketë qenë goli i shtatë më i bukur që ke shënuar sezonin e kaluar,” shkruan Milner në Twitter. Synimi i Salah ka qenë padyshim çmimi i Lojtarit të Vitit, por që është fituar nga Luka Modric.

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271