INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
‘Jam pronë private e Mateo Borrit’/ Pas deklaratës së Brikeneës, Xheneta ka dy fjalë për t’i thënë

‘Jam pronë private e Mateo Borrit’/ Pas deklaratës së Brikeneës, Xheneta ka dy fjalë për t’i thënë

Publikuar më: 15:58 28-10-2026

\"Kosova hala e tronditur, dikush na del me ‘jam pronë e të dashurit’. Moj motër?”, shkroi ajo, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj një shprehjeje të tillë.

Më tej, ish-banorja e BBVK-së theksoi se askush nuk mund të konsiderohet pronë e një personi tjetër, pavarësisht lidhjes që i bashkon.

“Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, u shpreh Xheneta.

Sipas saj, shprehje të tilla nuk duhen romantizuar, pasi mund të krijojnë një perceptim të gabuar për marrëdhëniet dhe të normalizojnë kontrollin apo ndjenjën e pronësisë ndaj partnerit.

“Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundoi ajo.

Reagimi i Xhenetës ka rikthyer në vëmendje diskutimin mbi kufijtë në një marrëdhënie dhe dallimin mes dashurisë, përkushtimit dhe kontrollit ndaj partnerit.