Personazhi i shprehjes “Jam Nana” që ka pushtuar thuajse çdo rrjet sociale në Shqipëri dhe jo vetëm. Mesa duket taksisti i njohur i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.
“Jam nana” vazhdon të argëtojë ende dy futbollistët shqiptarë të Levantes, Armando Sadikun dhe Enis Bardhin.
Ata nuk janë ngopur ende me këtë shprehje dhe vazhdojnë ta përdorin në çdo moment, madje e ndajnë në rrjetet sociale me fansat e tyre.
Nëpërmjet videos të hedhura në Instastory, 2 futbollistët e Levantes, duket që argëtohen mes tyre.
Është bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku, ai që ngacmon më shumë Bardhin.
Video është vërtet gallatë:
WhatsApp Video 2018-05-02 at 4.34.20 PM from Elton Cara on Vimeo.