INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Jam krenar për ty'/ Dukagjin Lipa emocionon me urimin e tij për ditëlindjen e Duas

'Jam krenar për ty'/ Dukagjin Lipa emocionon me urimin e tij për ditëlindjen e Duas

Publikuar më: 11:46 22-08-2026

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, feston sot 31-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi i babait të saj Dukagjin Lipa.

Ai shpreh dashurinë e madhe dhe krenarinë e tij për Dua Lipën. Krahas postimit, Dukagjin Lipa ka publikuar edhe disa foto nga fëmijëria e këngëtares.

“Gëzuar ditëlindjen Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Dora e Zotit qoftë midis teje dhe së keqes.

Dashuria që na jep të gjithëve le të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Dukagjin Lipa.