INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti u gjet i braktisur në mes të detit, policia jep detaje të reja

Jahti u gjet i braktisur në mes të detit, policia jep detaje të reja

Publikuar më: 18:48 07-09-2019

Jahti që u gjet sot i braktisur në Shëngjin i përket shtetasit turk Sevgin Yavuz.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje policia ka dhënë versionin e saj zyrtar të ngjarjes.

Jahti luksoz u gjet nga disa peshkarexha. Për personat në bord, nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen.

Njoftimi i policisë:
Më datë 06 shtator,  rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY .

Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitanerinë,  transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.

Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumente  me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,  vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662