INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si protestojnë politikanët sot [FOTO]

Ja si protestojnë politikanët sot [FOTO]

Publikuar më: 09:46 13-08-2018

Një politikan 71 vjeçar nga Norvegjia ka vendosur të protestojë në mënyrën e tij kundër numrit të madh të kroçierave që kalojnë në zonën ku ai bën pushimet me bashkëshorten e tij.
Svein Ingvald Opdal, politikan lokal i Partisë së Gjelbër në Norvegji hoqi rrobat dhe pasi doli si e ka bërë nëna, i tha të shoqes ti bënte një foto. Foton më pas e postoi në instagram. Ai tha se kishte bërë një veprim spontan më shumë për të qeshur
Ata kishin mbërritur në Olden mëngjesin e së mërkurës dhe kishin parë tre krocera. "Më pas kuptuam se aty kishte mbi 11 mijë anije në total dhe nuk jam shumë i kënaqur me këto anije të mëdha" shtoi ai.
Gruaja ia bëri foton por refuzoi që t'ia postonte në Istagram dhe facebook, por politikani vendosi ta bëjë vetë. Me mbishkrimin "protestoj" politikani postoi foton në instagram duke ngjallur shumë debat.

alida.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445