INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si përfundoi një burrë nga njohja online

Ja si përfundoi një burrë nga njohja online

Publikuar më: 16:15 03-08-2016

Një burrë nga Hollanda,ishte njohur online me një femër nga Kina.

Mesa duket njohja e tyre ishte thelluar shumë, duke e bërë atë t’I hipte avionit nga nga Hollanda në Kinë që të takohet me një femër që e njihte vetëm virtualisht. Por, pika kulminante ishte se ai  përfundoi  në spital pasi kaloi dhjetë ditë në të njëjtin vend duke pritur të dashurën Holandezi, Alexander Pieter Cirk, 41-vjeçar, ka kërkuar trajtim mjekësor për lodhjen fizike pas pritjes epike në aeroportin Changsha në provincën Hunan të Kinës. Ndërsa, ajo quhet  Zhangun, 26-vjeçare, e cila nuk i doli në aeroport. Ai u kthye në Hollandë, i zhgynjyer pa e takuar femrën që ishte shumë i interesuar. Të gjithë ishin kuriozë për reagimin e  Zhangut, e cila  në një intervistë për televizionin lokal, ka thënë se nuk priste që i dashuri i saj online të shfaqej në jetën e përditshme.

Ja pra, që duhet të mendoheni mirë para se të merrni gjithë atë rrugë për të takuar dikë të panjohur!

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836