INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e ndëshkuan shqiptarët dhunuesin e kafshëve. S’kanë fare mëshirë për të!

Ja si e ndëshkuan shqiptarët dhunuesin e kafshëve. S’kanë fare mëshirë për të!

Publikuar më: 10:25 06-10-2017

Padyshim që historia e qenit, që u masakrua nga 14 vjeçari la një shije të keqe tek të gjithë. Por shqiptarët nuk e toleruan këtë skenë dhune të tmerrshme.

Pas dhunuesit 14-vjeçar që masakroi me sëpatë një qen, shqiptarët po protestojnë njëzëri për përfshirjen e dhunës ndaj kafshëve mes krimeve të dhunës.

Këtë e treguan edhe gjatë një sondazhi në Anabel.al, në të cilin të pyetur se cili do të ishte ndëshkimi që mendojnë se duhet t’u jepet dhunuesve të kafshëve, shumica dërrmuese votuan për dënimin me burg.

70% e votuesve të sondazhit  zgjodhën alternativën “të dënohen me burg”, forma më e rëndë e dënimit për dhunën ndaj një individi në Shqipëri.

14% e shqiptarëve mendojnë se duhet të vendoset një gjobë e majme për ata që dhunojnë kafshët ndërsa dy alternativat e tjera, “t’u shënohet emri në një listë dhe të njihen si dhunues” dhe “t’u hiqet e drejta për të mbajtur kafshë” u votuan përkatësisht nga 12% dhe 4% e votuesve në sondazh.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047