INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duket iPhone i ri XI

Ja si do të duket iPhone i ri XI

Publikuar më: 14:09 09-01-2019

Vetëm pak ditë më parë janë publikuar disa foto dhe video nëpër youtube dhe rrjete sociale që na prezatojnë me një iPhone. Janë  disa render të reja që pretendojnë të jenë të iPhone-it të gjeneratës së ardhshme, që me shumë mundesi do të lançohet rreth shtatorit të këtij viti.

Instagram Banner

Karakteristika dalluese e renderit është kamera e pasme, e cila është një forme katrore e pazakontë, me tre lente , një blic dhe një mikrofon.

Duke pasur parasysh pamjen jashtëzakonisht të çuditshme, njerezit edhe pse e kanë përfoluar nuk e besojnë që ky mund të jetë versioni i ardhshëm I iPhone mirëpo asnjëherë nuki dihet duke qënë se Apple është mësuar të na suprizojë gjithmonë .Thashethemet në fakt thojnë që iPhoni i ri do të kishte tre kamera kështu qe deri diku është e besueshme .

Ky render mund edhe të jetë zbuluar qëllimisht duke bërë njerëzit të flasin momentalsht duke qënë se Apple nuk merr pjesë në CES 2019 në Las Vegas , dhe dëshiron që edhe në mungesë të saj njerëzit të flasin. Në fakt diçka e cuditshme që Apple ka bërë është një reklamë e madhe që ka vendsour në Las Vegas me thenien “What happens in your iPhone stays in your iPhone”  duke tërhqur vëmëndjen e të githëve edhe pse jo e pranishme në Las Vegas me ndonjë produkt të ri.


©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756