INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se çfarë tregon ngjyra e dyllit të veshit për shëndetin tuaj

Ja se çfarë tregon ngjyra e dyllit të veshit për shëndetin tuaj

Publikuar më: 15:42 21-01-2019

Ngjyrë e verdhë

Kjo ngjyrë është me e zakonshmja. Kur ngjyra e dyllit të veshit tuaj është e tillë, kjo një shenjë e mirë. Tregon që veshi është i lubrifikuar, nga ana tjetër nëse dylli i veshit është i thatë, kjo tregon se mund të keni probleme me dehidratimin e trupit.

Ngjyrë e bardhe dhe e thatë

Edhe dylli në ngjyrë të bardhe dhe i thatë është i zakonshëm. Gjithsesi mund të tregojë se keni mungesë të elementëve ushqyes si hekuri dhe bakri.

Ngjyrë e kaftë, ose e zezë

Dylli i vjetër i veshit, zakonisht ka ngjyrë më të errërt. Megjithatë nëse ngjyra e dyllit në veshin tuaj është gjithnjë e tillë, kjo mund të jetë një shenjë e stresit të akumuluar.

Në këtë rast duhet të relaksohesh. Gjithashtu dylli me këtë ngjyrë mund të tregojë se jeni duke vuajtuar nga një infeksion në vesh.

Gri

Dylli në ngjyrë grijë është pak i pazakontë, por gjithsesi tregon se dylli po e mbron veshin. Në rast se dylli në veshin tuaj ka këtë ngjyrë, kjo tregon se diçka ka tentuar të hyjë në veshin tuaj dhe dylli e ka penguar.

Rozë me pak gjak

Nëse vë re se ngjyra e dyllit tuaj është e kuqe dhe me pak gjak, kjo mund të tregojë se kanali i dëgjimit tuaj është dëmtuar. Mund të keni dhe dëmtim të daulles së veshit, apo thjesht infeksion.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834