INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa të pasur janë Rektorët e Universiteteve...

Ja sa të pasur janë Rektorët e Universiteteve...

Publikuar më: 09:25 20-10-2016

“Open Data Albania” ka siguruar deklarimet e pasurisë së rektorëve të rinj, si dhe ata që kanë rifituar një mandat të ri në krye të universiteteve shtetërore në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, etj.
Drejtuesit e universiteteve kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të ardhurat e tyre të majme, si dhe depozitat bankare, pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e familjes për vitin 2016. Pranë ILDKP kanë deklaruar të ardhurat Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, Adem Bekteshi, Rektor i Universitetit të Shkodrës, Agron Cuka, Rektor i Universitetit të Sporteve, Ali Jashari, Rektor i Universitetit të Korçës, Andrea Maliqari, Rektor i universitetit Politeknik të Tiranës. Po ashtu Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Bari Musabelliu, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bektash Mema, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Kastriot Caushi, Rektor i Universitetit të Arteve, Roland Zisi, Rektor i Universitetit të Vlorës.
Ajo që bie në sy nga të ardhurat e rektorëve është fakti se pjesa më e madhe e tyre zotërojnë pasuri të paluajtshme, më shumë se një banesë. Ndërkohë që disponojnë dhe shumë llogari bankare.
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, rezulton të ketë 19 llogari bankare, po ashtu pronar i 5 apartamenteve dhe 2 garazheve. Edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rezulton të jetë pronar i 5 apartamenteve, pronar toke dhe dyqanesh. Edhe Rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, rezulton të jetë me të ardhura të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar 13 llogari bankare dhe depozita të ardhurash në emrin e saj dhe të bashkëshortit

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098