INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa përfituan nga programet e nxitjes së punësimit

Ja sa përfituan nga programet e nxitjes së punësimit

Publikuar më: 20:08 07-02-2017

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për pune duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësise. Janë shtatë programe që subvencionohet me fonde nga buxheti i shtetit

Por si ka ecur kjo procedure? Nga 120 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar zyrtarisht vetëm 4.3% kanë arritur të përfitojnë nga skemat e nxitjes së punësimit. Sipas të dhënave që referohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë parashikohet që kjo përqindje të arrijë në 4.5% në vitin 2017 dhe në 5% në 2018-ën.

Gjatë vitit 2016 buxheti i dhënë për programet e nxitjes së punësimit ka qenë më i larti në vitet e fundit në rreth 490 milionë lekë.

Numri i punëkërkuesve të papunë të cilët kanë arritur të përfitojnë llogaritet në 5,211, nga të cilët 869 ose 19% janë persona të papunë afatgjatë të përfshirë në program.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234