INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse SHBA nuk e sulmon Iranin ..

Ja pse SHBA nuk e sulmon Iranin ..

Publikuar më: 16:44 21-08-2018

"Pse Shtetet e Bashkuara nuk na sulmojnë për shkak të fuqisë sonë, sepse i njeh pasojat". Ka qënë ky mesazhi që ka dhënë presidenti iranian, vend i cili ka zbuluar avionin e parë luftarak. Presidenti Hassan Rouhani ka qenë i pari që ka hipur në këtë avion duke kontrolluar edhe gatishmërinë e tij.
"Avioni i avancuar", i cili do të prodhohet në dy versione - me një dhe dy kabina - do të përdoret për misionet e mbështetjes ajrore, si dhe për trajnimin e pilotëve.
Duke ju drejtuar zyrtarëve ushtarakë në Teheran të martën, Rouhani theksoi se fuqia ushtarake e vendit është menduar për mbrojtje, por paralajmëroi se do të reagonte kundër çdo lëvizje armiqësore.

"Ne duhet të bëhemi gati për të luftuar kundër forcave ushtarake që duan të marrin territorin tonë dhe burimet tona", tha Rouhani në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të martën, transmeton Reuters.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031459331512451