INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse prej vitesh nuk dëgjojmë për G Banin.... Intervistë për intv.al [FOTOVIDEO]

Ja pse prej vitesh nuk dëgjojmë për G Banin.... Intervistë për intv.al [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 13:16 24-10-2016

Arban Përlala i njohur si G Bani, ishte një ndër reperat më të njohur në vitet 2000. Ai u afirmua për publikun shqiptar në vitin 2004 si konkurrent  i edicionit të parë të Top Fest, që u organizua dhe transmetua nga Top Media. Më pas karriera e reperit  mori një tjetër kthesë në Greqi pasi ka luajtur në disa seriale.

Por ku është tani G Bani? Çfarë ka ndodhur me jetën e tij gjatë këtyre viteve?  Këtë e shumë të tjera i mësoni në intervitën e tij të dhënë për intv.al. 

 

- G Bani dikur një ndër reperat më të pëlqyer nga rinia, ku është sot?

-  Sot në krye të një firme të vogël që tregton paisje elektroshtëpiake këtu në jug të Suedisë.

-  Si ka vazhduar jeta jote gjatë këtyre viteve? Çfarë ka ndodhur?

-  Jeta ime si jeta e të gjithëve ne, me suksese dhe sfida. Janë shumë vite për tu treguar me pak fjalë. Por ideja është që jeta prej vërteti nuk është njësoj me jetën e karrierës mediatike.

-  Akoma edhe sot mbetet në kujtesën e fansave tuaj dueti i famshëm me Crazy Girl. Vazhdoni t'i ruani kontaktet?

- Crazy Girl mund ta gjeni në Athinë ose në Mykonos. E martuar, me tre fëmijë dhe businesswoman e suksesshm.  Është në pronësi të një kave me verëra të zgjedhura, në Athinë. Po, kemi kontakt familjarisht.

-  Çfarë të mungon më shumë nga ajo periudhë?

-  Nga ajo periudhë më mungon më shumë Tirana e bllokut, fama mediatike dhe dy tre prezantuese. Edhe Boku (Bojken Lako) që funksiononte si Big Brother sidomos gjatë muajve të Top Fest.

- Nëse do ta nisje karrierën nga fillimi, çfarë do bëje ndryshe?

- Më pak këngë, më shumë videoklipe.

- Ku qëndrojnë meritat e tua lidhur me muzikën e asaj kohe?

- Meritat e mia qëndrojnë në faktin që kam ushqyer një gjeneratë të tërë me muzikën time. Dhe kam dalë kaq shumë i fituar nga ky aktivitet.

-  Nëse G Bani i sotëm do takonte G Banin e dikurshëm, çfarë do t'i thoje?

- A o Ban. 

 

Mia Buci

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656