INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të flini të përqafuar me personin e zemrës

Ja pse duhet të flini të përqafuar me personin e zemrës

Publikuar më: 22:37 23-01-2017

Dashuria është ushqimi shpirtëror i marrëdhënies në çift. Por ekzistojnë edhe përbërës të tjerë që ë e bëjnë një lidhje sa më të shëndetshme. Një prej tyre fshihet në dhomën e gjumit, por jo seksi.

Profesori Richard Wiseman dhe bashkëpunëtorët e tij të University of Hertfordshire, realizuan një studim me mbi 1000 persona. Rreth 62 % e çifteve pranuan që flinin përqafuar me partnerin dhe kjo gjë ndikonte pozitivisht në mbarëvajtjen e marrëdhënies që kishin, 33 % e çifteve konfirmuan që nuk u pëlqente të preknin partnerin, -en gjatë gjumit, madje flinin me shpinë. Kurse një përqindje e vogël , më konkretisht 5% e pjesëmarrësve pranuan që flinin ballë për ballë më partnerin, por pa e prekur atë.

Sigurisht që nuk është e lehtë të flesh me një partner që gërhet, por mesa duket duhet të provoni përqafimet. Mund të funksionojë. Ndër pozicionet e preferuar të gjumit të përqafuar, janë fjetja nën një jastëk të përbashkët, pozicioni kur mashkulli ngjitet pas shpinës së partneres dhe e anasjellta. Në këto ditë të ftohta dimri, përqafimi mbetesh po ashtu një mënyrë e mirë për të mos ndjerë ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479