INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse disa çifteve iu pëlqen të puthen në publik

Ja pse disa çifteve iu pëlqen të puthen në publik

Publikuar më: 17:21 28-09-2017

Njerëzit kanë mendime të ndryshme lidhur me sjelljet e çifteve në vende publike. Për disa të shprehësh dashurinë përmes gjesteve në çdo moment në publik është diçka e këndshme, e për të tjerë tepër bezdisëse dhe e sikletshme. Shumë mund të pyesin se pse çiftet veprojnë gjithmonë kështu në publik? Për fat të mirë, shkencëtarët e kanë një përgjigje.
Në një studim të publikuar në The Journal of Sex Research, hulumtuesit donin të zbulonin se pse disa çifte janë kaq të dhënë pas njëri-tjetrit në publik. Për këtë studim u morën në pyetje 155 femra dhe 194 meshkuj studentë.

Pjesëmarrësve ju është kërkuar t’i përgjigjen një pyetësori të quajtur “puthje me performancë”, në kuptimin që të puthesh dhe njerëzit përreth të shohin gjithë skenën.
Ja çfarë zbuluan: shumica e tyre nuk ishin pro puthjeve në publik, 32% e femrave dhe 27% e meshkujve pranuan se e kishin bërë diçka të tillë.

Hulumtuesit gjithashtu kërkuan dhe arsyen pse kjo gjë ndodh mes një çifti. Ndër femrat, 55 përqind dëshironin të shiheshin me meshkujt për t'i bërë njerëzit e tjerë xhelozë, 34 përqind dëshironin të tregonin se kishin një marrëdhënie të fortë, dhe 30 për qind e bënin këtë për të rritur imazhin e tyre. Për meshkujt, kjo ishte shumë më tepër për egon e tyre: 59 përqind raportuan se ishte arsyeja kryesore që ata do të putheshin në public, kurse 38 përqind thanë se e bënë këtë thjesht për të provuar se munden, ndërkohë që vetëm 20 përqind dëshironin të tregonin se ishin në një një marrëdhënie.

Sigurisht, të tregosh që e do partnerin, nuk është asgjë e keqë: të kapeni për dore, të përqafoheni apo të putheni tek tuk, por kur gjërat bëhën më të shpeshta dhe më intensive, mos ndoshta është pak e tepëruar? Sidomos kur jeni në një grup me miq? Na thoni mendimin tuaj për këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0029258728027344