INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja miqësia e çuditshme mes një luani, tigri dhe ariut

Publikuar më: 11:14 03-03-2016

Treshja, e njohur ndryshe si “The BLT”, u sollën në qendrën e kafshëve Noah’s Ark në Georgia, SHBA, në 2001, pasi u gjetën nga policia në një bodrum në Atlanta, gjatë një operacioni antidrogë.

Ata ishin të ushqyer keq dhe tepër të dobët dhe u gjetën në kafaze poshtë shtëpisë.

Por pasi u morën nën kujdesin e ekspertëve, shëndeti i tyre u përmirësua.

Ajo që i la pa fjalë kujdestarët e tyre, ishte shoqëria që këta tre kafshë krijuan me njëri – tjetrin. Tashmë, 15 vite më pas, ata janë ende të pandashëm.

Baloo (ariu), Leo (luani) dhe Shere Khan (tigri), hanë, flenë dhe luajnë gjatë gjithë kohës bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395