INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush le qelinë për festat e fundvitit

Ja kush le qelinë për festat e fundvitit

Publikuar më: 15:05 07-12-2016

Rreth 1000 do të lënë qelinë për festat e fundivitit, e 3000 persona do të përfitojnë nga amnistia. Nisma e Minsitrisë së Drejtësisë është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, nga kjo amnistia përfitojnë rreth 1000 persona të cilët do të dalin nga burgu dhe rreth 3000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Pak ditë më parë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, prezantoi draftin për amnistinë, i cili pritet të miratohet në seancën  parlamentare.
Pushohen ndjekjet penale për çështjet në proces, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet.
Ndërkohë në draftin e Minsitrisë janë përcakruar dhe veprat penale të cilat nuk do të ëprftojnë nga amnistia.
Këto janë disa vepra që nuk amnistohen:
­ Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik;
­Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik;
­Goditjet për shkak të detyrës;
­Kanosja për shkak të detyrës;
­Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik;
­Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162