INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë vendet më të lumtura në botë [FOTO]

Ja kush janë vendet më të lumtura në botë [FOTO]

Publikuar më: 20:32 17-05-2016

Çdo vit, “World Happiness Index”, ose treguesi i lumturisë së vendeve në botë, kryen një studim, duke vëzhguar shumë njerëz nga shumë vende, për të përcaktuar vendet me popullsinë më të lumtur.

Për vitin 2016, e para në podium është Danimarka, e  pasuar nga Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia që mbyllin dhjetëshen e parë. E fundit në listë, është Libia e cila është e zhytur në luftë civile.

Për këtë studim janë marrë në konsideratë faktorët si prodhimi i brendshëm bruto, të ardhurat e secilit, shërbimin social, pritshmëritë për jetë të shëndetshme, liria sociale dhe bujaria e korrupsioni i perceptuar.

Por studimi ka dashur të theksojë në fund se paraja nuk mjafton. Nuk janë vendet më të pasura ato që kanë edhe parametrat më të lartë të lumturisë por vendet të cilat kanë më shumë barazi në shpërndarjen e mirëqenies. Jo më kot shikojmë se të gjitha vendet sociale renditen në top dhjetëshen e parë.

Pozicionimi i Shqipërisë është më keq se mund ta mendonim duke u renditur në vendin e 138 nga 149 shtete pjesëmarrëse. Interesante është që shtete si Kosova (117), Kameruni, Burkina Faso, Siria apo Kenia e paraprijnë vendin tonë.

Shqipëria lë pas vetëm shtetet në konflikte si Kamboxha, Namibia, Burundi, etj. Mesa duket jemi ndër popujt më të palumtur në botë, e ky sondazh na bën më të palumtur se më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324