INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është heroi zjarrfikës që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve. Si luftova me flakët dhe ç’ndjeva në fund... [FOTO]

Ja kush është heroi zjarrfikës që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve. Si luftova me flakët dhe ç’ndjeva në fund... [FOTO]

Publikuar më: 14:09 16-03-2017

Shqipëria është plot me heronj te tille, por ata nuk ulërasin medieve sepse janë të zëne duke kryer detyrën në rrugë kundër krimit, spitale kundër sëmundjeve, shkolla kundër injorancës.

Zjarrfikësi që mori pjesë në fikjen e zjarrit në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare pushtoi rrjetet sociale duke u cilësuar si heroi i ditës.

Heroi i heshtur quhet Lorenc Hatia është 44 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe prej 19 vitesh është pjesë e forcave zjarrfikëse, si komandant i tyre, ka rrëfyer për newsbomb.al për momentin kur mori vesh se Biblioteka Kombëtare ishte përfshirë nga zjarri, dhe për momente të tjera nga profesioni i zjarrfikësit.

INTERVISTA E PLOTË- Anta Muçaku për newsbomb.al:

Lorenc, ju jeni heroi i të gjithëve ne dhe duam t’ju falënderojmë edhe në emër të stafit të newsbomb.al për gjithfarë bëtë... Çfarë ndodhi dje?

Unë isha në shtëpi me gruan dhe dy fëmijët e mi. Më njoftuan që kishte rënë zjarr në Bibliotekën Kombëtare. Nuk isha në shërbim por nuk mund të rrija në shtëpi. Bëhej fjalë për Bibliotekën Kombëtare. Duhej të shpëtonim atë pasuri të gjithë bashkë ndaj shkova dhe iu bashkova kolegëve. Brenda shtatë minutave u gjenda aty, me urgjencë hyra nga shkallët e ndërtesës dhe bëra thjesht detyrën.

Çfarë patë kur u gjendët brenda katit të nëndheshëm?

Zjarri kishte rënë në katin -2 dhe dy katet e poshtme ishin mbushur me tym, terreni ishte tejet i vështirë. Ju e keni parasysh si janë raftet dhe çdo lëvizje duhet menduar me kujdes pasi në vend që të ndihmosh, shkatërron gjithçka.
Nuk mund t’i lëvizja librat ndaj bashkë me kolegët, u orientuam në grup për mos krijuar kaos dhe gjëja e parë që bëmë, ishte që lokalizuam flakët. Vepruam mbi vatrën e zjarrit dhe vumë gjithçka nën kontroll.

Kjo është pjesë e hetimit por nisur nga përvoja juaj dhe nga ndonjë informacion paraprak që mund të keni, çfarë e shkaktoi zjarrin?

Nuk mund ta them këtë. Shkaqet janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor. U takon atyre ta thonë...

A ishte ky momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës suaj?

Ndoshta jo më i vështiri por padyshim më i rëndësishmi.

Dua të ndalem te kjo foto gjatë punës tuaj që tashmë po bën jehonë në rrjetet sociale. Pasi ka mbaruar gjithçka, ju i rraskapitur, i mbuluar nga hiri, uleni në një cep bashkë me bombolën tuaj të oksigjenit... Çfarë po përjetonit atë çast?

Ndonëse isha i lodhur dhe fotoja e tregon qartë, ajo që po ndjeja realisht ishte krenari. Isha krenar për Forcat Zjarrfikëse të Shqipërisë. Ia kishim dalë...

U kujdes ndokush nga autoritetet t’ua thoshte këtë?

Po, po. Na falënderuan të gjithë drejtuesit për punën.

Puna juaj është ndër më pak të paguarat në Shqipëri dhe ndoshta ky është momenti për të ndërgjegjësuar autoritetet por edhe njerëzit e thjeshtë për rrezikshmërinë e punës suaj dhe vështirësitë që hasni shpesh. Keni një mesazh për këtë?

Po dua të jap një mesazh. Respektojmë doktorin se na shpëton jetën, po zjarrfikësi që shpëton edhe jetën edhe pronën sa duhet respektuar?!

 

lo1.jpg

kont1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0043680667877197