INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është EMOJI më i përdorur për vitin 2019 dhe jemi të gjithë dakord! [FOTO]

Ja kush është EMOJI më i përdorur për vitin 2019 dhe jemi të gjithë dakord! [FOTO]

Publikuar më: 16:03 18-07-2019

Gjuha e Emoji është kthyer në një trend dhe çdokush i përdor ato në bisedat me miqtë, të afërmit dhe të dashurit e tyre. Emoji me siguri ka bërë shumë përparime vitet e fundit, me paraqitjet më të këndshme dhe të shumëllojshme.

Dita e djeshme ishte pikërisht “Dita Ndërkombëtare e Emoji-ve” ose ikonave që rëndom përdorim për të konretizuar gjendjen shpirtërore dhe emocionale gjatë bisedave virtuale. Bota virtuale ka bërë që shumë emocione ne vend te fjalëve tashme ti përcjellim me nje “emoji”.

Ikonat e vogla kanë ndryshuar mënyrën se si miliarda njerez ne mbare botën komunikojnë. U krijuan per here te pare ne vitin 1998 nga inxhinieri japonez Shigetaka Kurita i cili punonte ne një kompani celulare. Për shumë njerëz komunikimi virtual duket “bosh”pa përdorimin e figurave të shumëllojshme që përfaqësojnë një shumësi emocionesh.

Por e dini se cili është emoji më i përdorur gjatë vitit 2019?
Emoji më i përdorur sipas një klasifikimi të Universitetit të Miciganit është emoji që qesh me lot. Pas tij rënditen emoji zemër dhe në vend të tretë emoji puthje.
Epo s’kishte si të ndodhte ndryshe!

 kkkwt.png

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953