INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ja kur nis BBVK 5! Zbulohen emrat e banorëve që do të marrin pjesë, mes tyre edhe një çift

Ja kur nis BBVK 5! Zbulohen emrat e banorëve që do të marrin pjesë, mes tyre edhe një çift

Publikuar më: 17:43 17-10-2026

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë më 19 tetor, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm të personazheve që pretendohet se mund të bëhen pjesë e këtij edicioni.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjet, moderatorë të këtij sezoni pritet të jenë Alaudin Hamiti dhe Bora Zemani. Ndërkohë, opinionistë po përfliten emri i Leonora Jakupit, e cila ishte pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e katërt, dhe Shqipe Hysenajt, ish-banore e edicionit të dytë të formatit.

Emrat që po qarkullojnë për banorët që do të marrin pjesë janë:

Ledion Grishaj

Bejta

Sheki

Angel Spaho

Zoja Nushi

Nichi

Vjollca Haxhiu

Pranvera dhe Marjan, çifti që po përflitet se mund të hyjë së bashku në shtëpi.

Robert Berisha

Erina

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” për emrat e banorëve, moderatorët apo opinionistët e këtij sezoni