INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja historia më e pazakontë e një të burgosure pa faj…

Ja historia më e pazakontë e një të burgosure pa faj…

Publikuar më: 12:15 20-06-2016

Zoje Jakaj, Drejtoresha e burgut të grave 325 prej kohësh është bërë pjesë e pandashme e grave që vuajnë dënimin për shkaqe nga më të ndryshmet. Ajo ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare”, në lidhje me historitë që e trishtojnë më shumë brenda burgut. E sipas saj më “goditëset” janë ato kur nënat qajnë se nuk i takojnë fëmijët e tyre, se nuk ua lejojnë familjet e ish-bashkëshortëve. Po një tjetër rast që i ka lënë përshtypje të thellë është ai i një vajze, të dënoncuar nga nëna e saj. Jakaj thotë se nëna e ka denoncuar të bijën se nuk është dakort me zgjedhjen që ka bërë në lidhjen e dashurisë së saj, e për ta ndarë nga i dashuri, ka sajuar sikur ajo e dhunonte, gjë e cila në fakt nuk i rezulton e vërtetë. Drejtoresha e burgut të grave mendon se është totalisht absurde se si mundet një nënë të vazhdojë të lërë vajzën e saj në paraburgim me sebepin që ajo të zërë mend. Sipas saj të zësh mend në burg është paksa “mision imposibile”.

Article Logic
Execution time: 0.0035398006439209