INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilët janë 25 deputetët me të ardhura më të larta në Shqipëri...

Ja cilët janë 25 deputetët me të ardhura më të larta në Shqipëri...

Publikuar më: 11:05 31-10-2017

Të gjithë jemi kuriozë për të ditur të ardhurat që kanë deputetët në vendit tonë.

Open Data Albania ka renditur deputetët e Kuvendit të shkuar (një pjesë e madhe të e të cilëve janë sërish deputetë) sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016.

Në hulumtimin e saj ODA, i cili është bërë mbi bazën e deklarimit të pasurisë nga vet deputetët, ka bërë renditjen dhe kategorizimin e të ardhurave të krijuara në vitin 2016.

Renditja është bërë për disa kategori të ardhurash dhe përfitimesh, si: të ardhura nga angazhimi në detyrën e deputetit dhe angazhime të tjera profesionale; të ardhura nga bonuse; pjesëmarrje në borde apo komisione; të ardhura nga interesa bankare depozita, obligacione, bono thesari, tituj financiarë dhe të tjera forma të aktivitetit financiar; të ardhura nga qiradhëniet; të ardhura nga çelje trashëgimie; të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje ekonomike; të ardhura të personave të familjes; dhurata apo hyrje financiare për shkak të shlyerjes së detyrimeve kontraktore dhe jo vetëm, nga persona të tretë.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipërshënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga Anastas Angjeli dhe Astrit Veliaj.

Doshi ka deklaruar si të ardhura për vitin 2016, 149 milionë lekë të rinj, Angjeli 43 milionë lekë të rinj dhe Veliaj 34 milionë.

I katërti në këtë listë renditet Gramoz Ruçi me 22 milionë lekë të ardhura, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha renditet i gjashti me 21 milionë.

Ndërsa Edi Rama është renditur i 14-ti me 13 milionë lekë të ardhura, një vend poshtë Ben Blushit, i cili po ashtu ka deklaruar 13 milionë lekë të rinj.

Ja emrat dhe vlerat në lekë për 25 deputetët me të ardhurat më të mëdha për 2016

Tom Doshi               148,895,390 lekë

Anastas Angjeli        42,709,241

Astrit Veliaj              33,801,662

Gramoz Ruçi            22,090,511

Myqerem Tafaj         21,216,592

Sali Berisha             21,203,359

Artan Gaçi               19,647,247

Florjon Mima            17,073,260

Piro Kapurani           15,041,550

Vexhi Muçmataj        14,354,099

Namik Dokle            14,095,673

Eduard Selami          13,481,574

Ben Blushi               13,350,688

Edi Rama                 13,014,998

Liljana Elmazi           11,413,224

Arben Ristani           11,401,209

Dashamir Kamberi   11,337,016

Bujar Derveni          10,885,194

Bashkim Fino           10,275,488

Parid Cara               10,243,865

Mimoza Hafizi           9,480,809

Aldo Bumçi              9,392,042

Majlinda Bregu         9,303,469

Namik Kopliku          8,857,915

Sadri Abazi              8,813,693

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396