Blerina ish-shefja e antitrafikut të Vlorës, e njohur tashmë dhe si ish-e dashura e Moisi Habilajt kishte një rol kyç që konsiston në ndihmën që i jepte bandës së Moisiut në trafikimin e drogës në Itali.
Pasi janë zbardhur përgjimet rezulton se merrej në telefon kontakti dhe Maridian Sulaj merrte nga Brunilda Alikaj këshilla se si të shmangte zbulimin nga ana e telefonit celular.
Është zbardhur përgjimi ambiental në bordin e autoveturës “BMW”, me targë BZ140RJ, në përdorim të Maridian Sulajt.
Data 16.01.2016, Brunilda fton Maridianin që të tregohet shumë i kujdesshëm me telefonin, sidomos në Itali.
Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:
 
MaridianSulaj: Mirë, dakord, me ata (telefonat) që përdorim ne, nuk ka arsye pse të kemi probleme.
 
 BrunildaAlikaj: Jo!
 
 MaridianSulaj: Po çon mesazh?
 
 BrunildaAlikaj: Jo!
 
 MaridianSulaj: Ai nuk e di kush jam unë…? (Nuk përfundon fjalinë).
 
 BrunildaAlikaj: Aspak…!
 
 MaridianSulaj: Dakord, por pozicionin arrin ta gjej? D.m.th që ky telefon rri në shtëpinë time… në të tillë vend?
 
 BrunildaAlikaj: I arrin… i arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…
 
 MaridianSulaj: Ah?
 
 BrunildaAlikaj: Po hidhe… pak numra janë…?
 
 MaridianSulaj: Jo… Jo… telefonin e lë në shtëpi (bëhet fjalë për telefonin “cifoton”).
 
 BrunildaAlikaj: Kuptoj…
 
 MaridianSulaj: Atij i shkon pozicioni im, që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?
 
 BrunildaAlikaj: Po i shkon…
 
 MaridianSulaj: Akoma…?
 
 BrunildaAlikaj: Për këtë arsye po të them. Ki kujdes… mos komuniko… mbaje në makinë… në makinë poshtë… ajo rri poshtë… sinjalin e kap antena…
 
 MaridianSulaj: Akoma me atë…
 
 BrunildaAlikaj: Por nuk mund ta marrë se kush është…
 
 MaridianSulaj: Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje… (janë shumë apartamente).
 
 BrunildaAlikaj: Janë shumë hyrje… por pastaj me antenën nuk gjendet shtëpia… shtëpitë jo… por ai gjen zonën. Jo shtëpinë… (ndërpritet përgjimi)
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





