INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë më tha një turist i huaj kur erdhi në Tiranë. Një rrëfim kaq i sinqertë!

Ja çfarë më tha një turist i huaj kur erdhi në Tiranë. Një rrëfim kaq i sinqertë!

Publikuar më: 12:42 24-05-2018
Nga Anisa Bega
 
Kohët e fundit turistët po pushtojnë vendin tonë dhe kjo është një shenjë pozitive.
Secili ka pikëpamjet e tij për situata të ndryshme, por doja të ndaja me ju një opinion nga një turtist i huaj, i cili ndodhej në Tiranë për pushime. Edhe ne e dimë, që ata janë shumë më të thjeshtë se ne, i shijojnë gjërat më shumë dhe nuk e vrasin mendjen shumë. Një nga gjërat që bie në sy këtu sa shkon në një kafe, është ekstravaganca e madhe sidomos e femrave, ku  më shumë bien  në sy vetullat tatuazh e femrave dhe shumë operacione plastike. Pse ne sa shohim dikë që është veshur thjeshtë, me stil interesant dhe të qetë në fytyrë, themi direkt, ky është i huaj?!
 
Le të ndalemi te argëtimi, ku një i huaj këtu ndihet në siklet nga tangërlliku që ne shfaqim në vendet ku shkojmë, pasi analizojmë të tjerët si është kombinuar, sa të shtrenjta i ka veshjet, çfarë pije po konsumon, kujt po i flet, nëse po kërcen( iii paska pirë), etj. Pra, i ka rënë në sy, shtirja dhe vështirësia që kemi për të shijuar momentin dhe mos të merremi me të tjerët. Dihet që kjo do vijë me kalimin e kohës, sepse nuk mund të ndryshojmë kaq shpejt. Nëse i flet me mirësjellje kamarierit, ose shitësit të shikojnë të habitur sepse shumë rrallë këtu të tjerët bëjnë të njëjtën gjë. Pozitiviteti vjen nga detajet e vogla që kur nis ditën, prandaj ne e kemi vetullën të ngrysur, me nerva dhe negativitet. 
Ky turist, dëshironte të shijonte gjërat e thjeshta që ofron vendi ynë plot tradita, si ushqimi i shijshëm, pijet, etj. Çfarë të keqe ka të ulesh të shijosh diçka të mirë në ndonjë lokal të thjeshtë?! Nëse ja thua ndonjërit prej nesh, do thoshte: Nuk ulem unë aty se më shikojnë të tjerët. Po normale, se jemi shtresë e lartë shumë! Pra ne i bëjmë gjërat për të tjerët dhe shohim shumë punët e tjetrit! Edhe kur merr transportin publik, habiten si ka mundësi ky i huaj, nuk merr taksi. 
 
Gjithashtu, edhe mënyra pa takt fare e të folurit i bëri përshtypje. Këtu kur takon dikë, që mund ta kesh parë vetëm një herë në jetë, të thotë: Sa qenke shëndoshur, ose dobësuar! Më falni, por si guxoni ta ofendoni tjetrin, sikur po ju vjen keq për pamjen e tjetrit?! 
 
Një rast tjetër, ishte shumë qesharak.Në një restorant, një shqiptar i kishte thënë që nuk do i bënte më pushimet në Shqipëri, por jashtështetit. Pastaj, themi ne që na kanë inat të huajt, por kur ne shajmë vendin tonë, si pretendoni të na lavdërojnë të tjerët?! Ky ishte kulmi, kur e mora vesh.
 
Pra me pak fjalë, sipas tij kemi një vend kaq të bukur,  por shpresojmë që në të ardhmen, të ndryshojmë disa gjëra në sjelljen tonë, që na bëjnë të dukemi keq në sytë e të tjerëve. Me këtë rast, do e shijojmë më shumë jetën dhe do bëhemi më shumë pozitivë.
Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596