INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë do të thotë kur ish-i ju shikon ''Instagram Stories''

Ja çfarë do të thotë kur ish-i ju shikon ''Instagram Stories''

Publikuar më: 21:51 30-03-2018

Ju pëlqen ende? Do të rikthehet me ju? Përse është kaq kurioz? Qetësohuni! Ka një shpjegim edhe për këtë.

Ka një arsye logjike pse postojmë në Instagram Story: që të shohim kush i shikon postimet tona.

Ndodh që në listën e emrave të shfaqet edhe ai i tij dhe ju filloni të projektoni në tru gjithë arsyet e mundshme pse vazhdon t’ju ndjeke deri në këtë pikë. Mbase kërkon të lidhet sërish me ju, por nuk ju shkruan asnjëherë.

Mbase do të dijë çfarë bëhet me jetën tuaj? Nëse jeni në një lidhje tjetër? Këto e shumë pyetje ju “mundojnë” gjatë.

Sipas një eksperteje lidhjesh, Jen Kirsch, kjo do të thotë…asgjë. Po, e lexuat mirë! Duhet të kuptoni që nuk ka ndonjë arsye specifike. Thjesht ndodh! Ndodh që ai të ketë marrë me radhë njëra pas tjetrës dhe të keni rastisur ju. Nëse do donte të kthehej përsëri me ju, do ju shkruante, do ju kontaktonte. Me një fjalë do ju gjente një mënyrë ndryshe që ju të kuptonit qëllimet e tij.

Kështu që vajza, vazhdoni të postoni pa e vrarë mendjen se kush i shikon. /INTV/

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771