INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ja 13 personazhet që mund të jenë në 'Big Brother VIP Albania 6'

Ja 13 personazhet që mund të jenë në 'Big Brother VIP Albania 6'

Publikuar më: 12:23 13-11-2026

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa emrat që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur të tërheqin vëmendjen e publikut.

Sipas listës që po qarkullon, këtë sezon pritet të ketë personazhe nga fusha të ndryshme, përfshirë muzikën, televizionin dhe rrjetet sociale.

Në mesin e emrave të përfolur janë këngëtarët Eugent Bushpepa, Meriton Ademi, Dafine Aliu, Fero, Meriton Rama dhe Mira Konçi. Pjesë e listës janë gjithashtu moderatori dhe këngëtari Robert Berisha, gazetarja Viola Spiro, si dhe gazetari Syrjan Rahova.

Në këtë edicion përmenden edhe emra të njohur nga bota e rrjeteve sociale, si Negisa Dido, fituese e “She's On Top”, Ina Pashollari, si dhe çifti Albi dhe Xhesiana. Një tjetër emër që bie në sy është Ledion Grishaj, i cili përshkruhet si një prej konkurrentëve më të rinj të këtij edicioni.

Sa u përket opinionistëve, në listën që po qarkullon përmenden Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, ndërsa moderimin pritet ta vijojë Ledion Liço.