INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izet Haxhia në burgun 302, por një femër i bën shoqëri

Izet Haxhia në burgun 302, por një femër i bën shoqëri

Publikuar më: 15:50 09-05-2018

Mbrëmjen e djeshme ish-trupëroja i Sali Berishës, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Tiranë.

Dhe ditën e parë të burgut sërish e dashura e tij i dedikon një shkrim në rrjetin social facebook.

Ndërsa Haxhia ndodhet në burgun 302 do të përballet me drejtësinë shqiptare i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit duket se e dashura e tij i jep kurajo. Në faqen e facebook të Izet Haxhisë e cila përdoret edhe prej saj e dashura shkruan se nuk është vetëm se edhe ajo është në atë qeli duke publikuar edhe një këngë romantike të Alban Skënderaj vetëm ty.

Ja cili është postimi i saj
Ti je forca ime, ti je shkembi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!
Jam edhe une me ty, ne ate qeli... Dhe do te jem, kudo qe te jesh!
Zoti eshte me ty, sepse ti je me Te Verteten! Qe zhytet, por nuk mbytet kurre!!
Mire se u ktheve ne Atdheun tend, tonin, Dashuria ime e pamposhtur!
Nuk je vetem

Article Logic
Execution time: 0.0025880336761475