INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu dogj apartamenti, reagon menjëherë këngëtarja shqiptare [FOTO]

Iu dogj apartamenti, reagon menjëherë këngëtarja shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 19:45 22-08-2017

Ditën e sotme u përhap lajmi në media sociale se ka marrë flakë apartamenti i këngëtares së njohur shqiptare Poni. Menjëherë pasi lajmi është bërë publik ka reaguar Poni nëpërmjet “instagram” ku sqaron çfarë ka ndodhur ekzaktësisht.

Këngëtarja shprehet se zjarri ka rënë në banesën e prindërve të saj, ndërsa shton se ka vetëm dëme të vogla materiale. “Gjithcka ne regull te dashur miq ! Deme te vogla materjale nga nje shkendije elektrike tek shtepia e prinderve !Faleminderit te gjitheve”, shkruan Poni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë. Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë. Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889