INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia bind që në start, mposht 2-0 Belgjikën [VIDEO]

Italia bind që në start, mposht 2-0 Belgjikën [VIDEO]

Publikuar më: 23:02 13-06-2016

Para fillimit të Europianit, nuk cilësohej si një ekip pretendent, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Që në ndeshjen e parë të saj në këtë Kampionat Europian, Italia ka treguar se është një kockë e fortë dhe pretendente të të fituar trofeun. Azzurët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme Euro 2016, duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-0. Jo vetëm mbrojtje solide, por edhe sulm rezultativ, duke parë se të dy golat u shënuan nga sulmues. Ishte Emanuele Giaccherini ai që tundi rrjetën i pari në minutën e 32-të pas një assist të Bonuccit, dhe për ta dyfishuar mendoi Graziano Pelle në minutën e 90-të. Ishte një ndeshje e bukur, emocionuese dhe me shumë raste nga të dyja anët, por në fund ishte ekipi i Conte që siguroi 3 pikët, duke marrë kryesimin e grupit D, ndërkohë Suedia dhe Irlanda ndajnë nga një pikë, dhe Belgjika në vendin e fundit me 0 pikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037062168121338