INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ITALI/ Sherr mes dy familjeve shqiptare, 4 të plagosur

ITALI/ Sherr mes dy familjeve shqiptare, 4 të plagosur

Publikuar më: 21:25 17-02-2019

Një sherr i madh ka plasur mes dy familje shqiptare që jetojnë në qytetin Italian të Brescias.

Mes familjarëve ka patur katër të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Media shkruajnë se në fillim fqinjët kanë dëgjuar ofendime dhe të bërtitura, ndërsa më vonë konflikti mes dy familjeve shqiptare ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave dhe plagosjen e njëri-tjetrit.

Mësohet të kenë qenë gjashtë persona që janë përfshirë në konflikt, ndërsa nuk janë zbuluar ende shkaqet.

Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037992000579834