INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Sekuestrohen 1 ton drogë, arrestohen dy skafistët nga Vlora [VIDEO]

Itali. Sekuestrohen 1 ton drogë, arrestohen dy skafistët nga Vlora [VIDEO]

Publikuar më: 09:09 07-07-2018

Një tjetër sasi rekord droge është kapur në brigjet e Salentos, në Itali.

Rreth 1 ton drogë, me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar nga policia italiane.

Aksioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza, e cila ka zbuluar drogën në pjesën e fshehur të një motoskafi.

Policia ka patur dyshime sepse skafi ishte shumë i zhytur poshtë. Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora dhe një italian 65 vjeç.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me inicialet A.M dhe 30-vjeçarin me inicialet E.A, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshimet e para janë se droga vinte nga Shqipëria.

Që nga fillimi i këtij viti, Guardia di Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326