INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kapet gomonia me 1 ton kanabis, vinte nga Shqipëria

Itali, kapet gomonia me 1 ton kanabis, vinte nga Shqipëria

Publikuar më: 12:08 19-09-2016

Një gomone e cila transportonte 1 ton marijuanë  është sekuestruar në Brindizi të Italisë. Operacioni i nisur në orën 22:00 të 18 shtatorit tek Ura e Mifolit u mbyll mëngjesin e sotëm me kapjen e gomones në territorin e Torre Santa Sabina. Ndërsa tre personat që ndodheshin në gomone kanë arritur të largohen.

Policia shqiptare informon se operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ku është bashkëpunuar dhe bashkërenduar me  autoritet policore Italiane. Dyshimet tek Ura e Mifolit- Rreth orës 22. 00, të datës 18 Shtator,  në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues, informon policia. Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij dhe menjëherë është njoftuar policia kufitare Vlorë. Shërbimet e Policisë në momentin që i kanë bërë thirrje të ndalojë kanë identifikuar mjetin lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë. Megjithëse moti ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në ujërat ndërkombëtare dhe njëkohësisht është njoftuar Guardia di Finanza në Bari.

Shërbimet e  Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones. Kapja e gomones rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668