INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, hidhet në erë ura ku humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe shqiptarë [VIDEO]

Itali, hidhet në erë ura ku humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 12:49 28-06-2019

Autoritetet lokale të Genoa në Itali kanë shembur me eksploziv pjesën e mbetur të urës “Morandi” që u rrëzua gati 1 vit më parë. Mijëra banorë në atë zonë u evakuuan përpara se shembeshin pjesët e mbetura të urës të përbëra nga rreth 4500 ton beton dhe çelik.

Nëpër këmbët dhe pjesët e tjera të urës ishin vendosur eksploziv.

Zjarrfikës dhe autobotë ishin në gadishmëri përreth perimetrit për të parandaluar përhapjen e pluhurit. Kurse rrugët ishin mbyllur në një rreze prej 300 metrash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Një vit më parë nga shembja e urës humbën jetën 43 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Pas kësaj tragjedie nisi një debat i madh për sigurinë e urave në të gjithë Italinë.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627